Vazhdon gjyqi per femijet Avdyli - (12 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 10

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këshilli i Kujdestarisë pranë bashkisë dhe prindërit e Erieta Avdylit, janë dëgjuar sot nga Gjykata e Faktit Tiranë, për të gjykuar mbi vendimin e qëndrimit të dy fëmijëve Avdyli. Dritan Avdyli nëpërmjet të vëllait Lulzimit, ka hapur dy çështje gjyqësore në Gjykatën e Faktit Tiranë. Në njërën çështje kërkohet kundërshtimi i vendimit Këshillit të Kujdestarisë pranë bashkisë, ku i jepet e drejta edhe prindërve të Erieta Avdylit për të mbajtur dy nipërit e tyre. Ndërsa në çështjen tjetër gjyqësore, kërkohet pezullimi i urdhër ekzekutimit të këtij vendimi në përmbarim.

Ndërkohë Lulzim Avdyli pretendon se prokura e babait të fëmijëve ia jep vetëm atij të drejtën e kujdesit prindëror për Endrin dhe Siborën. Sot në të dy gjyqet drejtuar nga gjyqtarët Medi Bici dhe Mimoza Kajo, janë dëgjuar palët e interesuara. Përfaqësuesi i Këshillit të Kujdestarisë pranë bashkisë, Avdyl Xhaja, ka shpjeguar para gjyqtarëve se përse është marrë ky vendim, në tre mbledhjet e këshillit.

Avdyl Xhaja:- ?Pa hyrë nga ana juridike, ka shumë argumente që thonë PO, ka dhe argumente që thonë JO. Njeriu që është për së mbari, çdo organ qoftë duhet mos ta ekzagjeroj shumë këtë problem?.

Në fund vendimi nga gjyqtari Medi Bici është lënë të jepet ditën e hënë dhe gjykata ka kërkuar dhe prezencën e gjyshërve nga babai në sallë. Gjyshërit Sokoli dhe gjyshërit Avdyli do t?u komunikohet të hënën vendimi gjyqësor mbi mundësinë e mbajtjes së dy nipërve për sa kohë babai i tyre ndodhet në gjendje arresti në burg./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form