#tvora #rtvoranews
Rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 gjatë javëve të fundit duket se ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare për fuqizimin e kapaciteteve spitalore.
Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në Institutin e Shëndetit Publik ku u shpreh se kjo strategji fokusohet tek testimi dhe gjurmimi epidemiologjik.
Ajo u shpreh se në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik janë rritur mbi 90 mijë teste anticovid si dhe do të vijojë më tej forcimi i kapaciteteve.
?Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik?, tha Manastirliu.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/manastirliu-mbi-90-mije-teste-ne-dispozicion-te-ishp-se
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv