http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drafti final i amnistisë fiskale dhe asaj penale për ekspertët vlerësohet si një nisëm me rrezikshmëri të lartë për pastrim parash, pasi projektligji amniston pa deklaruar burimin e të ardhurave.Projektligji nuk ka asnjë kërkesë se ku dhe si janë bërë këto para që kërkohet të amnistohen. Ky fakt krijon një devijim të madh për subjektet që do të jenë përfitues të tij. - thotë ish-zv/minsitri i financave Elton HaxhiËshtë shumë e vështirë që të bëhet kjo ndarje e burimit të të ardhurave. Ndarja e dy fenomeneve, punës në të zezë si dhe burimeve kriminale i ndan vetëm një fije peri, ndaj duhet bërë shumë kujdes- thotë Sotiraq Dhamo, profesor ekonomie.Por edhe pse qeveria, pretendon se emigrantët do të jenë përfitues, një fakt i tillë duket i parealizueshëm, pasi ata janë rezident fiskal në vendin ku punojnë dhe jetojnë.Sipas ligjeve ndërkombëtare çdo individ tatohet në vendin ku punon dhe ku është rezident. Ligji shqiptar nuk ka fuqi në vende të tjera dhe këta individi automatikisht do të jenë të rriskuar për t?u penalizuar nga shteti ku punojnë-thotë Haxhi.Është e paqartë se si një emigrant do të sjelli paratë në kufi apo ti depozitojë në bankat e shtetit ku punon. Çfarë do t?i thotë autoriteteve kufitare ku i gjeti këto para?-thotë DhamoSipas ekspertëve mundësia e vetme për të përfituar janë bizneset brenda vendit që kanë bërë evazion.Evazioni është bërë në mos deklarimin saktë të shitjeve në tatimeve apo dogana, ndaj dhe ky ligj i amniston këto të ardhura. Nga ana tjetër bizneset në varësi të kushteve i kanë dhënë vlerë më të lartë ose më të ulët pasurive, ndërtesave, makinerive etj. Ndaj për të zyrtarizuar situatën ata mund të jenë përfitues i këtij ligjiNdërsa për ish- zv/ ministrin Haxhi projektligji vërtet përjashton politikanët dhe zyrtarët aktuale, por jo ata që kanë qënë pjesë e politikës.Sipas mënyrës se si është shkruar ligji, përfitues janë të gjithë zyrtarët e para vitit 2016. Pasi ligji për deklarimin e pasurive, në varësi të funksionit që ka patur zyrtari deklaron pasuritë e tij nga dy deri në katër vite pas lënies së detyrës-vijon më tej Haxhi. Drafti i qeverisë nuk parashikon se cili do të jetë efekti financiar, për të analizuar nevojat si dhe sa e suksesshme do të jetë në përfundim kjo nisëm. Ndaj projekt-ligji merr kuptimin e shprehjes: kap çfarë të kapësh.