Xhafaj: Duhen identifikuar bandat kriminale dhe të ndalojmë pastrimin e parave

Report TV 2018-05-28

Views 0

Ministria e Brendshme dhe ministria e Financave dhe Ekonomisë firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi me ?Ernest&Yang? në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimin e parave.



Ministri Xhafaj vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes  duke shtuar se qeveria ka një plan veprimi në këtë fushë.
Janë një sërë veprash penale për t?u verifikuar. Policia e Shtetit është në një moment reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të policisë kriminale. Miratimi i planit të veprimit për këtë çështje është hap i rëndësishëm përpara, që do ta vërë këtë çështje në prioritetet e qeverisë, por dhe koordinimi më i mirë mes agjencive ligjzbatuese që operojnë në këtë fushë. Operacioni Forca e Ligjit na ka dhënë një mësim të rëndësishëm, sado e fortë të jetë një agjenci, nëse nuk kemi koordinim të mirë mes të gjitha agjencive nuk mund të kemi suksesin e duhur.



Në kontekstin e këtij plani veprimi, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses. Ofrimi i një kompanie të tillë me eksperiencë ndërkombëtare do të jetë vlerë e shtuar për analiza të rëndësishme, për të kuptuar cila është qasja më e mirë në vendin tonë. Për të identifikuar cilat mund të jenë organizimet më të rëndësishme, për të rritur nivelin e trajnimit të kapaciteteve që kemi, për të koordinuar jo vetëm ndërveprimin mes aktorëve shqiptarë, por dhe me aktorët ndërkombëtarë që operojnë në fushën e pastrimit të parave.

Share This Video


Download

  
Report form