Top News - Për shkak të pandemisë/ 1 milione vetë lënë duhanin

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga duhani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar sipas një studimi të organizatës Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin, me seli në Londër.


Nga ata që kanë lënë duhanin në katër muajt e mëparshëm, 41% thonë se ky vendim ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj koronavirusit. Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin sqaron se sondazhi është kryer në periudhën 15 prill ? 20 qershor, me një kampion përfaqësues prej 10,000 personash.?Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur ta ndalojnë duhanin qëkur COVID-19 ka goditur Britaninë ?, tha drejtuesja e organizatës, Deborah Arnott.

Rreth 7 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan si duhanpirës në vitin 2019.Në një tjetër studim, Kolegji Universitar i Londrës del në përfundimin se më shumë njerëz e kanë lënë duhanin këtë vit, deri në qershor, sesa në çdo vit tjetër që nga fillimi I anketimeve të këtij lloji në 2007-tën. Sipas udhëzimeve të ekzekutivit britanik, duhanpirësit mund të jenë të rrezikuar nga simptoma më të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DeborahArnott#Smoking#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS