#tvora #rtvoranews
Teksa të prekurit me koronavirus shtohen dita ditës, qytetarët dhe bizneset vijojnë të neglizhojnë masat ndaj Covid 19. Nga një vëzhgim i kryer në rrugët kryesore në Tiranë shihet se në biznese dhe ambiente të mbyllura nuk mbahen maskat, ndërkohë që ndryshe është situata në qendra tregtare.
Shifrat e larta të raportuara për personat e prekur me koronavirus, kanë risjellë në vëmendje mosrespektimin e masave nga ana e qytetarëve por dhe bizneseve.
Nga vëzhgimi i kryer në një nga rrugët më të frekuentuara në tiranë, shihet se qytetarët që hyjnë në dyqane me maska, janë të pakët.
Kamera jonë u zhvendos më pas në një nga qendrat tregtare në Tiranë.
Plane nga QTU në hyrje dhe brendësi
Situata duket mjaft ndryshe.
Në çdo hyrje bëhet matja e temperaturës për çdo klient që futet në qendër.
Ata që janë pa maska, ftohen që të kthehen pas e të pajisen me një të tillë.
?Qendra ka marrë të gjitha masat e duhura që klientët të ndihen të sigurt gjatë kohës që janë duke bërë blerje brenda qendrës.?
Nga ana tjetër, tashmë që edhe nga institucionet shtetërore po kërkohet që maska të bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, duket se në këtë qendër tregtare, ky realitet i ka paraprirë edhe vetë vendimeve zyrtare dhe kjo është e mira për sigurinë dhe shëndetin e të gjithëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/masat-ndaj-covid-ne-biznese-ne-qtu-situata-nen-kontroll-matja-e-temperatures-per-cdo-klient/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp