http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha është kandidati i tretë për pozicionin më të lartë drejtues në Universitetin e Tiranës. Sipas tij drejtimi i këtij institucioni vitet e fundit ka qenë i dështuar.?ARTAN HOXHADEKAN, FAKULTETI I DREJTESISEMë shtyu nevoja që universiteti të ketë një drejtim ndryshe. Kemi pasur një histori mossuksesi në këto katër vite, një luftë mentalitetesh midis drejtimit të centralizuar dhe respektimit të autonomisë së brendshme, dy filozofi drejtimi që kanë qenë edhe baza e asaj që sot flitet për një konflikt brenda institucionit, i cili në fakt në konflikt parimor për mënyrën sesi duhet trajtuar institucioni i arsimit të lartë publik, si një institucion që kushtetuta e njeh si një institucion që bazohet mbi autonominë dhe që ligji për arsimin e lartë e garanton në disa elemente këtë autonomi.?Sipas Hoxhës, studentëve nuk u është kushtuar vëmendja e duhur nga drejtuesit e universitetit dhe kjo gjë duhet të ndryshojë vitet e ardhshme.?Një zë të veçantë e zënë studentët .U desh protesta e studentëve ajo që na lëvizi të gjithëve ne, për të kuptuar se studenti duhet të jetë në fokusin e universitetit. Studentët tek ne kanë më shumë problematika se në universitetet e tjera, për arsye edhe të mosfunksionim të disa hallkave të institucionit. P.sh ne sot nuk na punon sistemi informatik. Për shkak të mosmarrëveshjeve në nivel të drejtimit akademik dhe administrativ, por për faj të drejtuesit akademik të UT, prej tre vitesh nuk na punon sistemi informatik. Ka shumë probleme të tjera për studentët, probleme që lidhen me ambientet, me mësimdhënien, më një lloj disiplinimi më të mirë të pedagogëve në procesin mësimor, vështirësi të cilat studenti përballet dhe vëmendja jonë nuk ka qenë atje ku duhet në raport me ta.?Ndërsa komentoi situatën e Komisionit të Zgjedhjeve, dekani Hoxha tha se ky komision funksionon normalisht dhe komform ligjit, dhe i vetmi person që nuk e njeh këtë strukturë është rektori Koni.Zgjedhjet parashikohen të mbahen në datën 30 të këtij muaji, ku përballë Hoxhës garojnë edhe Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.