Opozita parlamentare ka qenë e përçarë edhe në marrëveshjen e firmosur me PS, ku Myslim Murrizi shprehet se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Me një shënim në firmën e tij, ai shprehet se është kundër pikës një dhe nuk e voton atë në seancën parlamentare të 23 korrikut.