Ranë dakord për të mos rënë dakord, Murrizi: Grupi Demokrat nuk voton 5 qershorin, as Ralf Gjoni

Ora News Lajme 2020-08-02

Views 0

#tvora #rtvoranews
Partia Socialiste firmosi pasditen e sotme një marrëveshje politike me opozitën parlamentare për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese.

Por Myslim Murrizi deklaroi se nuk ka hedhur firmë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duke deklaruar se deputetët e Grupit Demokrat nuk do të japin votën për të.
Murrizi: Zoti Murrizi ka firmosur se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshje dhe grupi parlamentar demokrat nuk do të votojë marrëveshje jashtëinstitucionale. Nëse nuk e keni ua vë unë në dispozicion.Kjo është marrëveshja. Nëse mediat quajnë marrëveshje pa vendosur firma në të, është problemi juaj.

Votën kundër e deklaroi edhe Ralf Gjoni.

Gjoni: Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave.

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

Nga ana tjetër Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik.

Hajdari: U përfaqësua denjësisht, mori formë dhe u nënshkrua nga 4 deputetët e grupeve parlamentare. Jam shumë e kënaqur. Një hap përpara për demokracinë shqiptare, po e hedhim këtë hap ndryshimi në këtë ditë. Një premtim që e mbajta deri në fund, tani jam para jush për t?ju thënë që jam premtim-mbajtëse. Nëse jemi sot, jemi falë mbështetjes së qytetarëve, që e bënë këtë ditë të rëndësishme. Hodhëm një hap para një demokracie më të fuqishme. Sot duhet të jemi një hap para drejt një demokracie më funksionale dhe me përfaqësues që i delegon populli.

Në lidhje me pyetjen nëse ndërkombëtarët kishin ndërhyrë në këtë marrëveshje të arritur mbrëmjen e sotme, Hajdari nuk ka pranuar të flasë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rane-dakord-per-te-mos-rene-dakord-murrizi-grupi-demokrat-nuk-voton-5-qershorin-as-ralf-gjoni/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS