Syri.net nuk zbaton vendimin e gjykatës/ U dënua për shpifje ndaj TCH me vendim të formës së prerë

Top Channel Albania 2020-08-02

Views 1

Portali Syri.net i sponsorizuar nga Familja e ish kryeministrit Sali Berisha, i dënuar nga gjykata e Tiranë me anë të një vendimi të formës së prerë për shpifje ndaj Top Channel dhe drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi, nuk e zbaton vendimin i cili morri formën e prerë pasi nuk u ankimua.
Gjykata e denoi per shpifje dhe vendosi që portali ?Syri.net? të bëjë një përgënjeshtrim në faqen e tij online në lidhje me shpifjet në adresë të Top Channel dhe lajmit të rremë të botuar më 28.2 2019.
Portali Syri.net me urdhër gjykate duhet të publikojë një përgënjeshtrim në formën e një falje publike për deklaratat e rreme si dhe të fshijë lajmin e rremë të botuar në kete faqe, po ashtu dhe në portalet e tjera.

Po ashtu gjykata e i kërkon syri.net që të botojë me shpenzimet e tij vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi të marrë formë të prerë, në një gazetë të përditshme me shpërndarje te gjere ne treg, po ashtu vendimi i ngarkon eshte shpenzimet gjyqësor dhe ato avokatore si edhe demshperblimin për palën e demtuar.

Por Syri.net nuk e ka zbatuar këtë vendim, duke mos hequr lajmet që e detyron vendimi i formës së prerë të Gjykatës së së Tiranës dhe as duke bere pergenjeshtrimin per lajmin per te cilin portali i financuar nga familja e ish kryeministrit Berisha eshte denuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vendim#Gjykata#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form