Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM realizoi një tjetër sukses në këtë puntatë, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Falë gazetares së emisionit, nëna e dy fëmijëve që mbahej peng nga gjykata e Beratit arriti të marrë zbardhjen e vendimit të formës së prerë të divorcit me bashkëshortin.
Emisioni investigativ "BOOM" solli mbrëmjen e sotme rastin e Mbaresa Myrtollarit, nëne e 2 fëmijëve, e cila është paraqitur prane Gjykatës së Beratit me kërkesën për tu divorcuar nga bashkëshorti
Gjyqi ka filluar në korrik të vitit 2017 dhe ka përfunduar në 5 shkurt 2018.
Mbaresa është njoftuar se pas një muaji mund te shkojë për te marre zbardhjen e vendimit të divorcit.
Ky afat jo vetëm që nuk u respektua por kur qytetarja shkon për te tërhequr vendimin njihet me një ?ligj të ri?, sipas të cilit për të marrë një kopje të vendimit duhet fillimisht që ish-bashkëshorti të vihet në dijeni të vendimit të gjykatës dhe të firmosë, në të kundërt ky vendim nuk do i vihet në dispozicion zonjës Mbaresa.
Pavarësisht perpjekjeve të saj dhe të avokatit, përgjigjia ishte e njëjtë: Nuk mund ta marresh vendimin pa u venë në dijeni ish- bashkëshorti.
Mbaresa Myrtollari: Unë kam jetuar ne Skrapar por tani banoj në Berat. Pa marre vendimin e divorcit nuk bej dot pasaportizimin ne Berat. Shkoj te zyra e punës, ato nuk më gjejne pune sepse thonë ti gjendjen civile e ke ne Skrapar. Punoj në te zeze. Nderkohe vendimin e gjyqit nuk ma japin sepse me thone nuk e gjejme burrin tend.Po ato ndoshta nuk e gjejne per 10 vjet, si t'ia bej une? Të mbetem peng?As detyrimin ushqimor për femijet nuk e marr dot pa pasur vendimin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-ne-boom-gjykata-e-beratit-mban-peng-vendimin-e-formes-se-prere