TIRANE-Me përkeqësimin e situatës së COVID-19 në Shqipëri, sytë e ekspertëve nuk janë vetëm në hapjen e strukturave të tjera spitalore, siç është COVId-3 tek ish-kirurgjia në QSUT apo COVID 4 tek ish-universiteti privat, por gjetja e stafit mjekësor për të përballuar fluksin në rritje të të infektuarve që kanë nevojë për trajtim në spital.
Profesor Arben Gjata, përgjegjës për burimet njerëzore gjatë epidemisë, tregon në një intervistë për Report Tv përgatitjet aktuale për të pasur mjaftueshëm bluza të bardha për të trajtuar të sëmurët, dhe mbi të gjitha me eksperiencën e duhur.?Bashkë me shefin përkatës të infektivit profesoreshë Najada Comon dhe me drejtorin e sanatoriumit, profesor Perlat Kapisyzi do përcaktohet kush do të jetë grupi i mjekëve të cilet sot punojnë në Infektiv dhe tek Shfeqet Ndroqi, në mënyrë që të atashohen pranë spitalit te ish-kirurgjia në mënyrë që të ket një ekip i cili do të jetë i përbërë pikërisht nga ky grup mjekësh që janë me eksperiencë, nga pjesa tjetër e grupit të mjekëve të cilët mund të thërriten nga lista e vullnetarëve . QSUT-së i është rritur me 50 numri i të punësuarve për të marrë infermierë. Gjithashtu cdo shërbim universitar do vendosi rreth 20% të personelit të vet në dispozicion të luftës kundër covid?-u shpreh profesor Gjata