COVID-19/ Koduzi: Qeveria masa konfuze, të hapë spitalet rajonale! I domosdoshëm vaksinimi

Report TV 2020-08-04

Views 0

Absurde e konfuze. Kështu i përshkruan masat anti-covid të qeverisë eksperti për shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi. Sipas tij, zgjidhja për të ulur rrezikshmërinë e pandemisë nuk vjen nga ndalimi i muzikës pas orës 20:00 apo nga testimet në spitalet private.

?Nuk kemi parë masa konkrete, por kemi parë masa konfuze, nga ana e qeverisë për situatën e koronavirus. Në radhë të marrë, masë konfuze është ndalimi i muzikës pas orës 20:00 e më pas vijmë te dy vendimet që janë marrë për liberalizimin e analizave serologjike, në sektorin privat, bëhet fjalë për klientelizëm, e njëjta gjë me liberalizimin e tamponëve në privat për efekt dokumentacioni, gjë që është nonsens pasi me shifrat që raportohen, ka nevojë për kontributin e privatit për arsye diagnostikimi të të gjithë atyre që telefonojnë dhe kërkojnë ndihmë te 127. Nisur nga këto masa konfuze do thoja që nuk është marrë asnjë masë reale bazuar te udhëzuesit e organizatave botërore, apo eksperienca e vendeve që kanë patur më sukses në përballimin e pandemisë. Duhet trinomi testo-gjurmo-trajto.Nuk më shqetësojnë më shumë shifrat sesa mënyra sesi po menaxhohet situata. Dhe në këto momente, qeveria nuk ka marrë hapat e duhur për të menaxhuar situatën në të gjithë Shqipërinë. Duhet të vërë në funksion edhe spitalet rajonale, janë përqendruar te dy spitale në Tiranë. Kjo sjell disa efekte negative, nuk shfrytëzohet si duhet logjistika e sistemit mjekësor dhe së dyti ka të bëjë me keqmenaxhimin e burimeve njerëzore. Kolegët që punojnë në dy spitalet Covid stërmundohen për të dhënë shërbim, ndërsa kolegët në spitalet rajonale nuk kanë punë. Dhe e treta e më kryesorja është mos ofrimi i kujdesit shëndetësor i duhur personave që dalin pozitiv me Covid 19. Këto persona duhet të ndihmohen, ndërkohë që qëndrojnë në shtëpi dhe këshillohen nëpërmjet telefonit?, tha Koduzi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS