Vazhdojnë të mbeten numrat tre shifrore të të prekurve me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1356 testet e bëra, 102 pacientë rezultuan pozitiv me CoVid-19. Në Shkup, duke përfshirë rastet e sotme, numri i të infektuarve mbërriti në afër 4700, prej tyre mbi 1800 raste aktive e 193 të vdekur. Me 11 pacientët e fundit, Kumanova kaloi në shifrën e 1002 të prekur, prej tyre 294 raste aktive. Tetova me 2 të prekurit sot arriti në 1.000 të infektuar, prej të cilëve 270 janë raste aktive. Ndërkaq, shqetësuese mbetet situata në Shtip, ku me 13 të prekurit sot u arrit në 774, mbi 60% raste aktive. Shtipi gjithashtu radhitet më incidencën më të lartë në Evropë, respektivisht 1469.4 ndërsa Shkupi 760.8 të infektuar në 100 mijë banorë.
Ministria e Shëndetësisë;
Numri i të prekurve sot:
Shkup 39
Kumanovë 11
Shtip 13
Gostivar 8
Manastir 6
Kërçovë 4
Nga 3 në Ohër, Prilep, Kavadar dhe Sveti Nikollë
Struga ashtu si Tetova kanë nga 2 pacientë
Ndërsa nga 1 të prekur ka në Radovish, Koçan, Demir Hisar, Vinicë dhe Makedonski Brod
Sot, ditë zie do të jetë edhe për 5 familjet, të cilët humbën të afërmit e tyre. Nga një viktimë u regjistrua në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Prilep dhe Shtip. Numri i të vdekurve ka arritur në 471.
Ndërkaq, të shëruar sot janë 99 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5663.
Ministria e Shëndetësisë;
Numri i të shëruarve sot:
Shkup 49
Strugë 17
Ohër 15
Tetovë 10
Nga 2 në Gostivar dhe Shtip
Dhe nga 1 në Kërçovë, Strumicë, Resnjë dhe Koçan.
Që nga shpërthimi i pandemisë janë realizuar 97,550 teste, prej tyre 10.5% kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, nëse krahasojmë intensitetin e të prekurve në bazë mujore, një rënie e të diagnostikuarve me CoVid-19 është vërejtur gjatë muajit korrik me rreth 8% nga testet e bëra deri më sot. Aktualisht, numri i të prekurve ka arritur në 10,350, prej tyre 4181 raste aktive.
Adnan Qaili