Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti edhe një herë se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me ?njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve?. Hoti i bëri këto komente në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, si dhe me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Në takim mori pjesë edhe koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, I cili të enjten pritet të takojë në Bruksel udhëheqësin e delegacionit serb, Marko Gjuric. Ky do të jetë takimi I dytë mes përfaqësuesve të dy vendeve brenda një jave, dhe konsiderohet në nivel ekspertesh. Në takimin e parë, atë të 23 korrikut, palët diskutuan për çështjen e të pagjeturve të luftës, ndërsa në atë të radhës do të flitet për bashkëpunimin ekonomik. Takimet në nivel ekspertësh nuk janë mirëpritur në Prishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidenca kanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes finale. Hoti, megjithatë këmbëngul se me takimet e tilla ka nisur edhe hartimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbi#TopChannel