Policia e Shqipërisë ka ndërmarr një aksion masiv kundër trafikimit të drogës, armëve, krimit të organizuar dhe korrupsion aktiv. Në kuadër të aksionit janë arrestuar 27 persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim prej të cilëve dy shtetas turq, një shtetas nga Kosova dhe tre nga Shqipëria. Operacioni i policisë ka qenë i shtrirë në 12 qytete të Shqipërisë, nga Hasi deri në Sarandë, duke goditur katër grupe kriminale.