Pas 24 oreve rikthehet uji ne Kukes (18 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-08-04

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Pas më shumë se 24 orë pa ujë sot në mëngjes njoftohet se është bërë i mundur plotësisht kthimi i ujit në rubineta të qytetarëve të Kukësit. Është riparuar pjesa e tubacionit të dëmtuar. Pjesërisht normalizimi i ujit është bërë që në orët e mbrëmjes, por problemet njoftohen se ka patur me mbylljet e disa rubinetave lokale. Megjithatë sot furnizimi me ujë në të gjithë zonën është normalizuar.
E qetë ka vazhduar gjendja përsa i përket rendit dhe qetësisë. Ministri Spartak Poçi duke iu referuar ngjarjeve të para 3 ditëve në Kukës, ka deklaruar se kjo ishte një shembull se si do të përfundojnë çdo kundërshtim ndaj forcave të policisë së shtetit të vendosura për të mos bërë asnjë pazar me krimin. Ishte nje grup trafikantësh që donin të shkaktonin trazira është shprehur ministri Poçi.
"Ata kishin vendosur të impononin vullnetin e tyre dhe nëpërmjet sistemeve ushtarake, por ndërhyrja energjike profesione dhe trimërore e forcave të policisë ishte një lëvizje e mirë."
Ministri Poçi ka falenderuar forcat speciale për ndërhyrjet këto ditë në qytetin e Kukësit dhe shtoi se do të ketë fund fatal për të gjithë ata që synojnë të godasin forcat e policisë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form