Maqedonia mund te riktheje masat kufizuese | Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-04

Views 16

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti, ka tërhequr vëmendjen se në rast të rritjes së skajshme të rasteve të të prekurve nga virusi Covid-19 mund të rikthehen masat e jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Duke folur për Televizuion Klan, zoti Memeti tha se vendi ka kapacitete shëndetësore për t?u përballur me sëmundjen edhe në stinën e vjeshtës kur pritet një përzierje e gripit me virusin vdekjeprurës.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, thotë se përkundër kurbës së lartë të sëmundjes Covid-19, institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete për t?u përballur me sukses me virusin vdekjeprurës.

Aktualisht nga detektimi i parë i rastit me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 26 Shkurti i këti viti kemi të detektuar 10.891 raste pozitive Covid-19, të vdekur kemi 493, raste aktive 3.700 dhe raste të shëruara nga Covid-19 kemi 6.698. Sa i takon tamponëve apo testeve deri tani janë bërë mbi 100 mijë teste në nivel shteti.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik tha për TV Klan, nuk përjashton mundësinë e përkeqësimit të gjendjes gjatë muajve në vazhdim kur, sikurse shprehet, mund të kemi një përzierje të virusit të gripit me Covid-19.

?Janë kryesisht të rritura rastet me Covid-19 pozitiv por e ndjekim situatën, bëjmë vlerësime sesi do të jetë situate duke filluar nga shtatori ku mund të ketë shoqërim edhe të virusit apo gripit që do të jetë një përzierje e Covid-19 dhe virusit dhe po përgatitemi me të gjithë kapacitetet spitalore që t?i përgjigjen situatës?.

Doktor Shaban Memeti vlerëson se deri tani, në nivel shtetit, është ruajtur qëndrueshmëria e institucioneve shëndetësore në përballjen me pandeminë e koronavirusit dhe po bëhen përgatitje edhe për skenarin më të keq.

?Janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Shëndetësisë, janë bërë të gjitha vlerësimet që të shtohen dhe forcohen kapacitetet spitalore tek dy Covid qendrat që përmenden në nivel të qytetit të Shkupit dhe të Klinikës Universitare të Sëmundjeve Infektive por edhe forcimin e kapaciteteve shëndetësore dhe kadrovike, gjithashtu edhe infrastrukturore në spitalet periferike në qytetet të caktuara?.

Pavarësisht kësaj, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, rithekson thirrjet që qytetarët të respektojnë masat parandaluese nga higjiena personale, mbajtja e maskave e deri tek ruajtja e distancës sociale. Në të kundërtën, tërheq vërejtjen ai.

?Kjo do të thotë që ne mund të kthehemi në masat e kufizimeve, e nëse do të kemi një rritje ekstreme të rasteve Covid-19 dhe nëse do të kemi një kolabim të theksuar të institucioneve shëndetësore me raste pozitive Covid-19?.

Rrjedhimisht, edhe në urimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me rastin e festës kombëtare maqedonase të Ilindenit, u bëhet thirrje qytetarëve që pa përjashtim, të japin ndihmesën e tyre në luftën kundër koronavirusit, përmes respektimit të masave, mbrojtjes së vetvetes, të të afër...

Share This Video


Download

  
Report form