Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës! Turgut u lirua me firmën e Gjin Gjonit

Report TV 2020-11-05

Views 2

TIRANË- Hetimet 18-mujore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të finalizuara me vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndoqit, i kamufluar me emrin Xhemail Pasmaçiu, i dënuar dhe nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, kanë nxjerrë në pah lidhjet e tij me bosin ndërkombëtar të drogës, turkun Abdulselam Turgut Yunus. Sipas dosjes së SPAK, turku dhe Ndroqi janë arrestuar në flagrancë në Turqi me heroinë. Abdulselam Turgut personifikon një nga skandalet më flagrante të drejtësisë shqiptare, me protagonist Gjin Gjonin, i cili ia mbathi nga drejtësia sapo iu ngushtua laku i Vetingut.

Bosi i ndërkombëtar i drogës, i skeduar edhe për terrorizëm, u arrestua në vitin 2011 në Rinas, për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009. Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës. Prokuroria kërkoj që të mbahej në burg. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata e Tiranës. Avokati e ankimoi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij. Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në ?arrest shtëpie?, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës. Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata. Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t?u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Emri Abdulselam Turgut doli sërish në pah në tetor të vitit 2019, tashmë në lidhje si pjesë e një celule terroriste, e cila po përgatiste sulm terrorist. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në deklaratën e tij në 23 tetor të vitit 2019, u shpreh se ?TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri?.

Ndërkaq, në njoftimin e SPAK e të datës 3 gusht 2020, për konfiskimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, thuhet se ?Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ?ESAS?, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit 7 shtetas mes tyre turku Abdulselam Turgut Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.

Share This Video


Download

  
Report form