Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kritikuar sërish qeverinë për politikat ekonomike. Në një reagim në rrjetet sociale Tabaku thotë se qeëveria Rama me politikat e saj jo vetëm që nuk po thith investime të huaja në ekonominë e vendit tone, por po humbet edhe ato të bizneseve shqiptare, çka po sjell rritje të papunësisë. Sipas ish deputetes, bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut. Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes.
Sipas Tabakut, në vend të ndihmës për ekonominë, qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.
Në fund Tabaku thekson se shpëtimi ekonomisë shqiptare do t?i vijë nga programi ekonomik i Partisë Demokratike që parashikon eliminimin dhe reduktimin e 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratorium 1 vjeçar për inspektoriatet si dhe lehtesimi i çdo procedure burokratike dhe taksimin e sheshtë 9%.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoridaTabaku#Bizneset#TopChannel