Top News - Rriten rastet Europë/ Por Italia më mirë se të tjerët

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Prej më shumë se një muaji, në Europë virusi qarkullon lirshëm, por lëviz me shpejtësi të ndryshme. Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania, që në muajin gusht nisën të kapërcjnë sërish 1.000 infektimet në ditë, janë në një linjë- jo siguri maksima, por gjendjen ende e kanë nën kontroll. Këto vende kanë pasur më pak se 20 infektime për cdo 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit, shumë më poshtë mesatares europiane që shkon në 46 dhe prej 38 ditësh, është në rritje të vazhdueshme. Në kontinentin e vjetër ndërkohë, ka nga ato vende ku sëmundja po përhapet me ritme shqetësuese. Franca regjistroi gjatë gushtit 54 mijë raste, që do të thotë 82 pozitivë të rinj për cdo 100 mijë vetë, pra një shifër e pesëfishuar në krahasim me një muaj më parë. Kroacia po ashtu paraqitet problematike m 80 raste në cdo 100 mijë banorë, Rumania 84 dhe me shqetësim po shihet dhe Spanja ku kjo shifër shkon në 205. Nisur nga kjo situatë, Hungaria dhe Ukraina njoftuan se nga fillimi I shtatorit do t`ia ndalojnë hyrjen të huajve. Një hap ky të cilin që prej riahpjes në fillim të verës, shumë ishin përpjekur ta shmangnin. Megjithatë nga e hëna, edhe Grqia do të ndalojë fluturimet me Katalonjën ndërsa Berlini I ka ftuar shtetasit gjermanë të mos udhëtojnë më drejt zonave me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë këtu një pjesë të madhe të Spanjës, dhe disa rajone në Francë, përfshirë dhe vetë Parisin.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Europe#Rastet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form