Lleshaj takim me drejtuesit e policisë: Presim vendimet e para për pasuritë e konfiskuara

Report TV 2020-12-04

Views 0

Tiranë - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi në strukturat e Policisë së Shtetit deklaroi se priten që së shpejti të finalizohen vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para nga OFL.

Gjithashtu ai sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu takuan oficerët e Njësisë Kundër Krimit Ekonomik që njihet si njësia "E" teksa vuri theksin në luftën kundër krimit të organizuar.

Krahas shumë angazhimeve dhe prioriteteve të Policisë së Shtetit, lufta kundër krimit të organizuar kryeson listën e të gjithë prioriteteve dhe angazhimeve. Kemi ardhur sot në mjediset e strukturës së posaçme që merret me luftën kundër krimit të organizuar për të parë ecurinë e punëve dhe konstatoj se angazhimi i të gjithë strukturave është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë strukturë janë të integruara disa Njësi, si ajo që ka të bëjë me luftën kundër krimit ekonomik, ose Njësia ?E?, Njësia ?I? që është njësia e informacionit, Njësia ?K? që merret me kapjen e personave në kërkim, Njësia ?C? që merret me luftën kundër krimit kompjuterik dhe Operacioni Forca e Ligjit.

I gjithë ky ansambël i madh strukturash është i angazhuar në një përpjekje të madhe për të dhënë goditje të vazhdueshme kundër krimit në përgjithësi, por me theks të veçantë, krimit të organizuar.

Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e  para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t?u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS