'Tre shkolla të reja gati në nëntor', Rama dha Ahmetaj inspektojnë punimet në Rrogozhinë e Kavajë

Report TV 2020-12-04

Views 0

Tre shkolla të reja të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë gati në nëntor për nxënësit e Kavajës dhe Rrogozhinës. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet në shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që po rindërtohen në Rrogozhinë dhe Kavajë.

Shkolla 9-vjeçare "Gosë" në Rrogozhinë gjithashtu edhe shkolla në fshatin Shtodhër të Kavajës do të jenë gati në nëntor për vitin e ri shkollor.Shkolla në Rrrogozhinë do të jetë 6 herë më e madhe se ajo që u rrafshua në natën e 26 nëntorit të shkuar.

?Punimet vijojnë me ritme të larta për të rikthyer në shkollën e tyre 350 nxënës, që do të kenë 17 klasa, 4 laboratore, palestër, mjedise sportive e të gjelbëruara?, tha ministri Ahmetaj.

Drejtoresha e shkollës ?Gosë? nga ana e saj shprehu mirënjohjen, ndërsa theksoi rëndësinë e ndërtimit të saj për fëmijët e zonës. Në Bashkinë Rrogozhinë do të ndërtohen 6 shkolla të reja dhe paralelisht po punohet edhe për banesat e reja.

Kurse shkolla 9-vjeçare dhe parashkollore në Shtodhër do të jetë gati në nëntor për të pritur 310 fëmijë.

"Shkolla e re është projektuar me 11 klasa të përgjithshme për mësim, 4 laboratore dhe ambientet e gjelbëruara që i mungonin shkollës së vjetër. Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja", shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu në Kavajë një tjetër shkollë do të jetë gati në nëntor, kësaj radhe shkolla profesionale ?26 Marsi? e cila do të jetë gati për të pritur 624 nxënës, në ambientet e reja të projektuara me më shumë hapësirë se më parë, 18 klasa, 8 laboratore, terrene sportive e të gjelbëruara.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS