Pandemia Covid-19 pati një ndikim të madh negativ në ekonomië shqiptare, ashtu si edhe në të gjithë botën. Pasojat e këtij ndikimi negativ në ekonomi u ndjenë edhe në sektorin e punësimit, edhe pse sipas shifrave zyrtare të INSTAT, jo edhe aq të madh. Sipas raportit të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,4 pikë përqindje
Keshtu gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 3,6 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ky tregues u ul me 2,6 %. Rënia më e madhe e punësimit ka qenë në bujqësi dhe industri. Në terma vjetorë, ritmi i punësimit ka pësuar rënie me 3,7 % në sektorin e Bujqësisë, me 3,7 % në sektorin e industrisë dhe me 3,4 % në sektorin e shërbimeve.
Në tremujorin e dytë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,4 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5 pikë përqindje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Papunesia#TopChannel