Top News - Bilanci në Kosovë/ 69 raste të reja, shtatë viktima

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 1

Kosovës të enjten i janë shtuar 69 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 532 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar shtatë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 581. Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 107 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,832. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,446 të prekur nga koronavirusi. Ditët e fundit, numri i rasteve të reja të regjistruara në kosovë ka ardhur në rënie, cka ka bërë që zyrtarët të flasin për një panoramë më të mirë epidemiologjike në vend, por shqetësues mbetet numri ditor i viktimave, që luhatet mes gjashtë dhe shtatë personave që cdo ditë humbasin betejën me koronavirusin, edhe pse të martën, nuk u regjisyrua asnjë viktimë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#Kosove#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form