Veri Jug - Vreshtat e rrushit në gurrën e vogël, të dielën ora 14:30 në Report Tv

Report TV 2020-12-05

Views 1

Kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe vreshtarët e rrushit janë të parët që I gëzohen frutit të punës së tyre: bistaqeve ose vilave të mëdha të rrushit, të cilat mbushin me aroma tryezat e shtëpive tona si fillim e më pas, I gëzohen rakisë dhe verës që del nga kazanët artizanalë dhe fucitë e mbushura me lëng rrushi. Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Gurrë e vogël të Tiranës në prehër të malit Dajt dhe ju sjell historinë e jetës dhe të punës së vreshtarit duarartë Sulejman Dervishi. I cili ka dy vreshta rrushi me gjithsejt 3500 rrënjë hardhi. A është një zanat pune ajo e vreshtarit dhe a mund të mbahet ekonomikisht një familje me të ardhurat që vijnë nga vreshtat: këtyre pyetjeve do t?ja merni përgjigjet në reportazhin e rradhës. Vreshtat e rrushit në Gurrën e vogël. Të dielën, premierë, ora 14:30 në Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form