Naftetaret perplasen me FNSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Poshtë Mashtruesit? . Me këto thirrje naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan sërish këtë të hënë. Dhjetëra punonjës u mblodhën përpara uzinës për të kërkuar pagat e prapambetura. Por situata agravoi pasi përpara rafinerisë, punonjësit nuk gjetën sipërmarrësit për të biseduar por efektivet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët penguan hyrjen e tyre në uzinë. Tensionet dhe përplasjet në protestë ishin të shpeshta madje efektivët e policisë përdorën spraj për të larguar naftëtarët. Kryetari i sindikatës Sokol Datuaj paralajmëroi se uzina rrezikon të shpërthejë nëse specialistët nuk kthehen për të mirëmbajtur pajisjet.SOKOL DAUTAJ KRYETAR I SINDIKATES SE NAFTETAREVEPunëtorët e uzinës iu drejtuan qeverisë për të gjetur një zgjidhje.Naftëtarët e bënë të qarte se nuk do të tërhiqen deri sa kompania të shlyejë detyrimet ndaj tyre.

Share This Video


Download

  
Report form