#tvora #rtvoranews
E ftuar në Ora News, Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike, u shpreh se kampet politike janë ndarë për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura.
Meta theksoi se diskutimi me listat e hapura është një ngërç i radhës pasi kemi dy qëndrime për këtë çështje.
Gerta Meta: Kampet janë ndarë për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura. Mund të themi që zyrtarisht fushata ka filluar dhe të gjitha kampet politike janë në terren. Secili përpiqet që të ofrojë sukseset më të mëdha dhe të gjejnë zhgënjimet më të madhe. Por për të vendosur se kush do të jetë fituesi duhet të dëgjojmë programet. Diskutimi me listat e hapura është një ngërç i radhës pasi kemi dy qëndrime për këtë çështje. Në lidhje më këto nuk ndryshime nuk dihet gjë, pasi nuk kemi një vendim konkret dhe nuk kemi një KQZ të re.
Meta tha se vullneti i partive ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar gjithë procesin e reformës zgjedhore.
Gerta Meta: Partitë politike nuk kanë më komoditetin që të rrinë në distancë me deklaratat e tyre politike, se kur duan e gjejnë konsensusin mes tyre. Me justifikimet politike partitë gjithmonë duken sikur po shqetësohen për elektoratin, por në fakt kanë kohën në minus të tyre. Po ashtu, edhe vullneti i tyre ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar gjithë procesin, ka që në vitin 2003 që është premtuar. Precedentët na kanë treguar se partitë politike nuk duan.
Për Metën, marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje për t?u marrë vesh dhe sipas saj ky është një precedent i radhës i politikës shqiptare që vazhdimisht miratohen ligje dhe nuk i respekton.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meta-listat-e-hapura-nje-ngerc-i-radhes-vullneti-i-partive-i-qellimshem-per-te-demtuar-procesin-zgjedhor/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv