Bathore, flasin fqinjët e Jetmira Hasanit: Agron Tanushi qëlloi menjëherë pasi u largua policia

Report TV 2020-12-05

Views 1

Jetmira Hasani është gruaja që u vra nga kunati i saj Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Bathore të Kamzës, ku Jetmira është qëlluar me armë në sy të vajzës së saj 8 vjeçare ka tronditur banorët e zonës.

Në një prononcim për mediat, banorët kanë thënë se pak para ngjarjes, policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por menjëherë pasi është larguar ka ndodhur vrasja.

Njëri nga banorët tha gjithashtu se viktima i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë dhe po priste të largohej për pak, por u qëllua nga kunati i saj. Siç tregohet, autori Agron Tanushi është larguar në këmbë dhe komshinjtë thonë se ishte i qetë në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes.

"Djali ishte i mirë, bëri disa ndërtime këtu. Nuk e dinim për konfliktin, nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij. Jetmira ka qenë e ndarë dhe ka pasur katin e dytë. Jetonte bashkë me gocën e saj në kat të dytë. Mbrëmë kalova dhe çova djalin në shkollë, policia ishte njëherë dhe sa iku policia u bë atentati. Policia ishte aty, materialet i nxorën jashtë me i çu në shtëpi tek vëllezërit dhe pastaj u bë atentati. Pastaj kishte shti dhe e kishte vrarë. Ajo i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë edhe do të ikte. Kishin ardhur dhe makinat që t'i ngarkojë, pastaj ai ka dalë me çifte. Policia e ka kontrolluar 100 herë atë, se ku e ka marrë çiften. Më pas ka ikur lart rrugicës, ka ikur në mënyrë të zakonshme, pa pasur asgjë. Mua më thanë që kishte ikur i qetë. Ka qenë herët kur ka dalë, si ka mundësi mos të kapet ai. Pa makinë, pa gjë ka ikur", tha një banor që jetonte afër shtëpisë së viktimës.

Share This Video


Download

  
Report form