Atentati me bombë, për hakmarrje/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 3

Pak orë nga atentati me tritol kundër Preng Gjinit që mbeti i plagosur teksa po drejtonte një automjet të sapo marrë në përdorim, prokuroria ka bindjen se krimi është kryer për hakmarrje. Kjo pistë shton dyshimet mbi një sërë ngjarjesh të ndodhura jo vetëm në Shqipëri , Itali e Belgjike dhe qe dyshohet se nisen pas humbjes se një ngarkese me drogë.


Mbas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e të plagosurit konsiderohet nga mjekët në parametra stabël. Por ai do t?i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije për Top Channel, se shënjestra ishte kthyer në Shqipëri për të kujtuar përvjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini vrarë gushtin e kaluar. Preng Gjini rezulton të jetë marrë në pyetje pas vrasjes se Kastriot Reçit i eliminuar me snajper në Rrëshen. Por i pyetur pas vrasjes mafioze , 51 vjeçari mohoi të ketë lidhje me këtë atentat, pavarësisht se autoritetet kanë dyshime që familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe të dyja palët kanë viktima. Ditën e shpërthimit të ndodhur në kryeqytet dhe në një zonë të populluar , Preng Gjini telefonoi kushëririn e tij në kryeqytet dhe i kërkoi makinën e tij. 51 vjeçari u afrua pranë vendngjarjes duke zbritur nga mjeti i tij ku ishte pasagjer dhe pasi piu kafe me kushëririn mori drejtimin e mjetit tjetër që shpërtheu disa metra më tej.

E gjitha kjo përforcon dyshimet se shënjestra ndiqej prej javësh dhe autorët kishin informacion për përdorimin stafete te mjeteve. Burimet tregojnë se lënda plasëse mund të jetë aktivizuar përmes një pulti ndaj agjentet po këqyrin çdo kamere sigurie pasi dyshojnë se autori ka qenë brenda perimetrit. Është marrë dëshmia e kushëririt të Gjinit që rrëfen momentet para shpërthimit, kurse i plagosuri pritet të py

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrengGjini#Atentat#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS