Fakulteti për biznes dhe ekonomi, bashkë me Fakultetin e shkencave teknologjike në Universitetin e Evropës Juglindore e filluan Konferencën e katërt ndërkombëtare me temë Kovid -19. Në konferencë me fjalimet e tyre u drejtuan edhe ministrat e financave dhe ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi. Qëllimi i Konferencës është dhënia e sugjerimeve dhe propozimeve konkrete me qëllim të tejkalimit të krizës ekonomike të shkaktuar nga korona virusi.