#rtvora #rtvoranews
Ndërsa PD priste që PS të reflektonte për t?u drejtuar ODIHR, mazhoranca ndjek rrugën parlamentare për të çuar përpara hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Konferenca ka vendosur që drafti i PS dhe ai i Rudina Hajdarit të miratohen në seancën e 1 tetorit ose në atë të një jave më pas, pasi të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve.
Edhe pse kryeparlamentari ka dhënë urdhër që draftet të depozitohen në Kuvend deri ditën e premte, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një intervistë për Rtv Ora i lë më shumë afat PD për të reflektuar ndryshimet kushtetuese në një draft.
Gjiknuri: Deri sa të shkojmë në seancë për miratimin e ligjit ne do ta presim, Këshilli është i hapur. Nëse PD ndryshon qëndrim dhe vjen me propozime konkrete në tavolinë do ti konsultojmë. Por te ODIHR nuk shkohet me çështje që tashmë janë bërë fakt i kryer, siç është hyrja e Kushtetutës në fuqi.
Gjithçka mund të negociohet me opozitën jashtëparlamentare sipas Damian Gjiknurit, përveç koalicioneve parazgjedhore.
Gjiknuri: Formulë si ajo që ishte nuk ekziston më. Ajo traditë ra me ndryshimin e Kushtetutës dhe është një traditë që nuk e gjen në asnjë vend europian.Më shumë ka qenë formulë llogaritëse sesa koalicion principi. Kjo nuk pengon që partitë politike të mund të formojnë aleancat dhe koalicionet e tyre. Por ata do të paraqiten si gjithë të tjerët me një listë.Mbyllëm partitë dhe hapëm listat, po të rrinim te listat e mbyllura mund të rrinim dhe te koalicionet siç kanë qenë por tani u hapën listat.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-seancen-e-1-tetorit-drafti-i-ps-se-per-listat-e-hapura-dhe-koalicionet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv