Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve nuk ka një afat të përcaktuar se kur do të diskutohet nëpër Komisionet Parlamentare. Sipas deputetit iniciator të këtij projektligji, Eduard Shalsi, Komisioni po pret propozimet e fundit nga aktorët e shoqërisë civile dhe më pas do të nisë edhe dikskutimi në Komisione. I pyetur nëse ky projektligj do të kalojë për diskutim brenda kësaj legjislature, deputeti Shalsi tha se koha është e parëndësishme.
Për ligjin e mbetjeve kanë mbërritur 15 propozime për ndryshim, por Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, sipas deputetit iniciator të këtij projektligji, Eduard Shalsi, do të presë edhe propozime të tjera për të reflektuar çdo zë të shoqërisë civile dhe vetëm pasi të jenë dëgjuar të gjithë, do të nisë diskutimi në Komisione.
Shalsi: Ka dy lloj grupesh të cilat mendojnë se mund të ndërhyet edhe në dy pika të veçanta, bie dakord nga të gjithë dhe në fakt në rast se do ti hidhni një shikim qoftë edhe të shpejtë propozimeve, pavarësisht nga palët ato konvergojnë në disa pika. Sapo të përfundojnë edhe propozimet e fundit që ne jemi të detyruar ti presim, do ta bëjmë objekt diskutimi.
Shalsi nuk dha afat se kur mund të fillojë diskutimi, duke nënkuptuar se koha është e parëndësishme përballë qëllimit për një Shqipëri më të pastër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-shalsi-presim-propozimet-e-fundit-pastaj-diskutohet/