Arrin në 375 numri i viktimave për shkak të COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë.
?Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68-vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese?, njofton ministria.
Mes 811 tamponëve, kanë rezultuar pozitiv 108 persona. ?40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë?, shtohet në njoftim.
Numri i të shtruarve në dy spitalet covid vijon të mbetet i qëndrueshëm. Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
88 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë fituar betejën me COVID-19.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/