Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e zgjedhur në qeverinë e 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha për monitorimin e procesit zgjedhor, kandidon për organet e reja të KQZ-së. Përpara anëtarëve të komisionit, ajo bëri një parashtrim të detyrave që ka mbajtur.
?Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE? tha ajo!
Mes anëtarëve të komisionit nuk munguan batutat, pas vlerësimit që i bëri socialisti Alket Hyseni, por Damian Gjiknuri i ngriu buzëqeshjen.
Batutat në komision:
Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës
Myslym Murrizi: Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët. Por nëse kësaj që thatë me fjalë i qëndroni edhe me votë, do ta shikojmë te seanca. Po i thua Oerdit, por ai nuk ka të drejtë vote, më thuaj mua me Mondit dhe po e votojmë me qejf dhe po e quajmë punë të kryer punën e Helgës.
Oerd Bylykbashi: Ka një rekord shërbimi që edhe kolegët e tjerë e kanë parasysh
Myslym Murrizi: Ti vlen
Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë ?Po?. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.