Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi se do të kryhen investime të reja në portin e Durrësit për zgjerimin e kalatave që do të bëjë të mundur rritjen e kapaciteteve përpunuese. Ndërsa iniciativat e qeverisë përmes Partneritetit Publik Privat, ai i quajti një format i suksesshëm.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Mario Mariani. Raporti është një analizë e zbatimit te Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit.
Integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri