Top News - Qeveria në Çeki/ Rikthen gjëndjen e jashtëzakonshme

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Qeveria e Republikës Çeke ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme në vend, që nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e madhe të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale. Ai tha se teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura, por jo edhe shfaqjet muzikore dhe opera. Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus në Çeki është e dyta në Evropë, pas Spanjës. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima. Raste aktive janë 34,448, ndërsa të shtruar në spitale janë 825 pacientë.

Çekia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Çeki#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form