Teatri Eksperimental nis shfaqjet brenda në skenë. artistët e TK, kërkesë Ministrisë për prova

Report TV 2020-12-23

Views 0

Prej tetë muajsh, të gjitha institucionet në varësi të Ministri të Kulturës kanë pezulluar vënien e shfaqjeve në skenë. Ministria e Shëndetësisë vazhdon që të mbajë në fuqi Aktin Normativ që teatrot të qëndrojnë mbyllur. Megjithatë, të gjitha teatrot në vend dhe opera kanë vazhduar provat dhe rikthimin me shfaqje artistike në hapësira publike. Ndërsa, Teatri Kombëtar përveçse interpretimit të pjesëve letrare online, i kanë qëndruar strikt kërkesës së Ministrisë së Kulturës me shpresën se për ta do të kujtohesh dikush. E ndërsa, edhe vet drejtori Hervin Çuli para disa muajsh bëri një thirrje publike për zhbllokimin e buxhetit të këtij institucioni, që mesa duket ra në vesh të shurdhët, kësaj here Sindikata e Artistëve të Trupës së Teatrit Kombëtar u mblodh në sallën e Arturinës, për t?i drejtuar Ministrisë së Kulturës kërkesën për zhbllokimin e buxhetit edhe leje për nisjen e provave.

?Pas bisedave personale që kemi bërë mendova që të takohemi dhe për kërkesën që duhet t?i drejtojmë Ministrisë së Kulturës, nëse i plotësojmë kushtet për të filluar projektet për sezonin e ri apo jo? Kjo gjë nënkupton jo fillimin e shfaqjeve detyrimisht, por fillimin e punës së trupës, zhbllokimin e buxhetit, që ka lidhje me kontratat e aktorëve të jashtëm për projektet?, shprehet aktori Artan Imami, kësaj here, si kreu i Sindikatës së Trupës së Aktorëve në Teatrin Kombëtar.Unë po them se s?ka bazë ligjore që të të ndalojë punën. S?ke VKM-n, ke Akt Normativ. S?ke pse t?i kërkosh leje Ministrisë. Ne duhet të fillojmë punën në bazë të rregullave të shtetit. Akti normativ s?ka fuqi ligjore, ne duhet të fillojmë punën, rregullat e distancimit i vendosin rregulloret?, shprehet aktori Liçaj, të cilit Imami i drejtohet duke i thënë, se? ?Nuk je pjesë e Sindikatës, pasi ke dhënë dorëheqjen?, gjë që e bën Liçajn të braktis mbledhjen.

Share This Video


Download

  
Report form