Partia Demokratike ka publikuar listën me 45 kandidatët për Qarkun e Elbasanit. Elbasani. Ky qark është një nga më të rëndësishëm të vendit, pasi ka jo pak por 14 mandate.
Një ndër emrat e propozuar nga anëtarësia e demokratëve është edhe Dashnor Sula, kandidat për Peqinin. Dashnor Sula ka qenë më parë deputet I PD-së në kohën që demokratet ishin në pushtet. Ai është një emër shumë I njohur, jo për atë që ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë, por më shumë jashtë tij, e sidomos në stadiumin e Peqinit. Dash Sula, sicc njihet në Peqin, ka qenë një nga tifozët më problematikë, kur jo rrallë është konfliktuar në shkallët e stadiumit me tifozë kundërshtarë, ndonjëherë edhe me drejtues klubesh.
Por kulmin Dash Sula e ka arritur në një ndeshje të vitit 2012 kur sipas dëshmitarëve okularë dhe mediave të kohës ai ka nxjerrë një pistoletë në stadium dhe ka qëlluar. Ka qenë ndeshja Shkumbini-Flamurtari, ku skuadra e Peqinit rrezikonte rënien nga kategoria dhe në fund të pjesës së parë ka pasur debate të forta mes skuadrave në fushë
Sipas mediave te kohes Dash Sula ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar, por për fat të mirë, plumbi nuk ka zënë askënd. Policia dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, qe ndodhej ate dite ne stadium, kanë thënë se pistoleta ka qenë me fishekë manovër. Dash Sula ka mohuar të ketë qëlluar me pistoletë në stadium dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë nga drejtësia e kohës.
Tani pas dy legjislaturave jashtë Kuvendit, duket se reforma në Partinë Demokratike e ka risjellë si prurje Dash Sulën. Gjithsesi, anëtarësia e Pd-së do të votojë të dielën për 45 individualitete në qark. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#DashSulen#TopChannel