PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë. Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për anëtar kryesie dhe sekretariatet. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë ish-presidentin Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar.