Mbërrin në “Pa Gjurmë” adresa e Marsela Cakos/ Zbulohet martesa me marshallin italian

Report TV 2020-12-24

Views 14

Një tjetër dëshmi e rëndësishme në emisionin ?Pa Gjurmë? në Report Tv jep shenja jete për Marsela Cakos, e cila humbi kontaktet në vitin 2007. Pas informacioneve që përcollëm në studio, të premten e kaluar, të tjera të dhëna zbulojnë detaje, nga jeta që 41-vjecarja bën në Milano të Italisë. Një dëshmitar, që dëshiron të mbetet anonim, zbulon për ?Pa Gjurmë? se Marsela jeton në Itali ku dhe ka krijuar familjen e saj, me një marshall shtetas italian. E njohur me emrin Maria, ajo ka sjellë në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Madje dëshmitari vë në dispozicion edhe adresën e saktë të gruas e cila dyshohet se është Marsela Cako. Sipas po të njëjtës dëshmi, 6 vite më parë shqiptarja nga Fieri ka marr nënshtëtësinë italiane.
Në një lidhje telefonike nëna e Marselës, Liljana e cila ka 13 vite që nuk e sheh të bijën shprehet e ngazëllyer për këtë lajm, duke dashur të dijë një arsye, pse e bija nuk dëshiron të bëhet e gjallë.
?Nuk kam asnjë konflikt me vajzën. Jam shumë e gëzuar që ka krijuar familjen. Ta di me kë e ka inatin. Pasi ne nuk kishim asnjë mosmarrëveshje me të. Edhe i vëllai që iku nga kjo jetë, nuk rrshti së kërkuari. Ai gjithmonë thoshte se derën e ka të hapur?.
Ky informacion i rëndësishëm është i dyti për nga rëndësia, që vjen në ?Pa gjurmë?, pas asaj që dha live një dëshmitar në studio, 3 ditë më parë. Pikërisht, personi që mori përsipër t?i dërgonte pasaportën, që Marsela u kërkoi familjarëve në tëfonatën e fundit që bëri me ta. Ai mbërriti të premten e kaluar në studion e ?Pa Gjurmë? në Report TV, nga ku deklaroi se, ditën që do t?i dërgonte pasaportën, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja la takim në Bovisa, në mars të vitit 2007. Por, Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Guardia di Finanzia, si dhe me një person civil. Vajza nga Fieri u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në vitin 1994, ndërsa ishte 16 vjece. Dy vite më pas u kthye në Shqipëri dhe qëndroi për afro 10 ditë, për t?u larguar përsëri drejt tokës italiane. Djali me të cilin Marsela kishte bashkëjetuar në shtetit fqinj u kthye pak vite më pas në Shqipëri, ku u vra në vitin 1997, ndërsa Marsela Cako humbi gjurmët nga Italia. Dy vite kërkimi intensiv për Marsela Cako që humbi gjurmët nga Genova e Italisë 13 vite më parë, këto dy dëshmi na cojnë shumë pranë gjurmëve të 41-vjecares.


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form