Pasi emigroi prej disa vitesh në Greqi, Bashkim Xhina vendos që të realizojë ëndrrën për të prekur Perëndimin duke u pajisur me një pasaportë false, që e përdori për të ikur në Francë. Aty ai shfaqej si grek me identitet të rremë I njohur si Kristo Xhima dhe telefononatën e fundit e relaizoi me të vëllanë nga Franca në fund të gushtit të vitit 1998, duke i thënë se dëshironte të kthehej në Shqipëri, por nuk ishte i pajisur me letra.
Në ishullin grek ku ka qëndruar për 5 vite, Bashkimi ishte njohur me një çift anglez, me të cilët kishte krijuar një miqësi të ngushtë. Nga kjo miqësi lindin edhe dyshimet tek çifti anglez se e ndihmoi për të kaluar kufirin. Ai humbi kontaktet me familjarët e tij në vitin 1998, nga qyteti Nicë i Francës. Bashkimi dhe vëllai i tij Dylaveri kishin emigruar që herët drejt tokës helene, ku qëndruan 5 vite sëbashku deri kur u ndanë në vitin 1995. Destinacioni i radhës i Bashkimit do të ishte Franca. I pajisur me pasaportë false greke, me një tjetër identitet si Kristo Xhima ai vendoset përfundimisht në Nicë, të Francës ku punonte si kuzhinier në një restorant atje.
Ai pati kontakte të rregullta me familjarët në Shqipëri. 22-vjeçar asokohe la të fejuarën në Shqipëri dhe vetë nuk u bë më kurrë i gjallë. Në dijeninë e familjarëve ai nuk ka pasur konflikt me askënd, që të mund të lidhin kësisoj zhdukjen e tij pa lënë asnjë gjurmë. Sot, familjarët jan ende në kërkim të tij edhe pse ka kaq shumë mister zhdukja e elbasanlliut, i cili në telefonatën e fundit ishte i vendosur për t'u kthyer në atdhe.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv