"Ndihmë. Ndihmë" - kanë qenë të britmat e dy motrave, Lumturie dhe Fatbardha, në momentin kur janë sulmuar nga dy grabitësit adoleshentë të cilët donin t'i tërhiqnin nga fyti varëset e floririt. Lumturie Gjana, 37 vjeçe së bashku me të motrën Fatbardha Tafa po bënin xhiron e mbrëmjes me fëmijët e tyre, në rrugën dytësore "Adebin Rexha" te ish Fusha e Aviacionit kur janë sulmuar nga dy grabitësit e maskuar me skafandra e kapele.