RDK-BDI, përplasje për përmendoret

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Dega e RDK-së në Çair ka akuzuar Komunën e Çairit për miratimin e propozimeve për vendosjen e tre përmendoreve jo shqiptare në territorin e kësaj komune. Nga RDK-ja thonë se nuk janë kundër ngritjes së përmendoreve të komuniteteve të tjera por janë kundër mënyrës se si u zhvillua mbledhja e Këshillit të Komunës ku u miratua vendimi për ngritjen e përmendores së Hasan Prishtinës.
"Faktet flasin se meqë nuk e kishte kaluar paraprakisht ngritjen e përmendores së Hasan Prishtinës në Këshillin Komunal, ku kërkohet miratimi me Badinter, në përputhje me legjislacionin që e rregullon këtë çështje të miratuar nga vet BDI-ja dhe për të shmangur ankesat për paligjshmëri nga ana e këshilltarëve joshqiptarë, udhëheqësit e Komunës së Çairit janë detyruar t'ju bëjnë atyre lëshime absurde. RDK pyet publikisht se kush do t'i mbulojë shpenzimet për ngritjen e tre përmendoreve të reja, ndërkohë që dihet se përmendorja e Hasan Prishtinës është dhuratë nga pasardhësit e tij?", tha Gykten Haziri, RDK, dega Çair.
Akuzave në fjalë iu përgjigj kryetari i Komunë së Çairit, Izet Mexhiti duke thënë se nuk është momenti që RDK të merret me përçarje. Mexhiti ftoi RDK-në që të bëhet pjesë e manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe vendosjen e përmendores së Hasan Prishtinës.
"Në zgjedhjet e kaluara provuan vetën në Çair, nuk kanë asnjë këshilltarë dhe këtu kanë mungesë të informatave, mirë është të provohen zgjedhjet e ardhshme nëse marrin votëbesimin e popullit, të futën në këshillin e komunës së Çairit, aty ku bëhet debati, aty ku sjellin vendime dhe me siguri atëherë do të jenë më të informuar. Ne prej në Shkup prodhojmë një porosi të unitetit, të bashkimit, të tejkalimit të ndasive andaj e ftoj RDK të mos merret me cikërrima, të mos merret me ngatërresa, të mos merret me përçarje në këtë 100 vjetor. E ftoj të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe kombëtare", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Më 10 tetor, këshilli i Komunës së Çairit miratoi vendimin për vendosjen e përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup. Përveç përmendores së Hasan Prishtinës, këshilli komunal i Çairit miratoi edhe propozimet për tre përmendore të tjera, maqedonase, turke dhe boshnjake. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form