Aksident në Orizarë, 3 fëmijë në gjendje kritike

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

3 prej 11 fëmijëve që u plagosën në aksidentin e tmerrshëm rrugor në fshatin Orizarë të Koçanit janë ende në rrezik për jetën. Dy prej fëmijëve janë në gjendje kome, për shkak të lëndimeve në kokë, në tru dhe në gjoks. Për shkak të nevojës për kurim intensiv, ata janë vendosur në qendrën e klinikës neuro-kirurgjike. Njëri prej fëmijëve, për shkak të thyerjeve në kafkë dhe shtypje të trurit, mbrëmë vonë u operua me urgjencë. Sipas mjekëve, thuajse të gjithë fëmijët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, fytyrë dhe trup.

"Njëra prej tyre, një paciente është e operuar në neukirurgji, bëhet fjalë ëpr fëmijë që i takon moshës së mitur, nën 16-17 vite. Për një paciente e cila është në moshën 13 vjeçare me lëndime mjaftë serioze dhe në gjendje shumë jo-stabile dhe jeta e saj është në rrezik. Ka lëndime serioze të kokës dhe lëndime serioze të mushkërive", deklaroi Dr. Ilir Hasani, udhëheqës i Qendrës Emergjente në Shkup.

"Aksioni për trajtimin e të aksidentuarve u korduinua në mënyrë të tillë, që nga mjekët rajonal e deri në Shkup. Kolegët nga Koçani u paraqitën gjatë nisjes së automjeteve, dhe ne koordinuam dhe zumë vendet, se në cilët reparte do të vendoseshin të dëmtuarit. Nuk kishte ndonjë befasi", tha Jasmina Çabukovska -- zv/drejtore e spitalit të qytetit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti në Orizarë erdhi si pasojë e përmbysjes së një traktori që kishte në rimorkio 18 persona, shumica të mitur që po ktheheshin nga ekskursioni i 1 Majit. Përmbysja ndodhi rreth orës 19 e 30 minuta në afërsi të vendit "Ilin Doll", në rrugën mes fshatrave Presekë dhe Orizarë të Koçanit.

"E pash se si traktori rrëshqiti për inerci, ndërsa motori nuk punonte. Fëmijët bërtitnin pas shoferit, -- freno, ndalo. Unë, djalit tim me të cilin punonim në arë, i thashë se kjo nuk do të dalë mirë. Përnjëherë dëgjuam dridhje të fuqishme, pas të cilave u ngrit një re e madhe pluhuri", u shpreh një dëshmitar.

Nga policia shprehen se traktori është përmbysur në asfalt, në një terren jo shumë të pjerrët. Drejtuesi i traktorit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ka qenë e lënduar gjatë përmbysjes, vdiq në klinikën e Shkupit. Personi më i ri që është lënduar në tragjedinë e djeshme, është vetëm 7 vjeç, ndërsa më i moshuari, është 17 vjeç. Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS