Analistët: Shteti të heq dorë nga presionet

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Maqedonia rrezikon të humbasë edhe statusin e vendit kandidat si pasojë e mos përmbushjes së kriterit politik. Sipas ekspertëve jo vetëm që vendi nuk bën hapa përpara drejt integrimeve por po kthehet pas në fushat kryesore që garantojnë sundimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, ekspertët shprehin shqetësimin edhe për pasojat e ligjit të ri për media, e cila sipas tyre mund të rëndojë akoma më shumë gjendjen e mediave.

"Maqedonia po kthehet pas për sa i përket lirisë së mediave tani më prej vitesh. Kjo nuk ishte problem kur fituam kandidaturën, përkundrazi kishim progres në lirinë e media, por u imponua si çështje pasi liria e shprehjes dhe mediave është përkeqësuar shumë vitet e fundit...Bëhet fjalë për të drejta themelore të njeriut dhe përmbushjen e kriterit politik. Nëse e përmbushin kriterin politike mund të jeni kandidat dhe të filloni negociatat, nëse nuk i përmbushni nuk mundeni. Prandaj është një nga kushtet kyçe të imponuar sidomos vitet e fundit si pasojë e praktikës së qeverisë të ngulfat lirinë e mediave prandaj për momentin është një çështjet kryesore, kuptohet së bashku me funksionimin e parlamentit që na imponua në mënyrë shtesë", tha Malinka Jordanova, Instituti për politikë evropiane.

Ndërkaq për Bardhyl Jasharin nga Fondacioni Metamorfosiz, mospërfillja e rekomandimeve dhe vërejtjeve të cilat i bën institucionet relevante ndërkombëtare dhe të vendit për ligjin për media, tregon qartë tendencën e pushtetit për të kontrolluar mediat e jo për të vendosur rend në atë sferë.

"Ligji mbetet pa nevojë i gjatë dhe kompleks, duke ndërhy ndonjëherë në detaje dhe mikro-menaxhim të medieve dhe definicione të panevojshme siç është definicioni i gazetarit apo i publikimeve elektronike, e ndonjëherë dukë lënë në mjegull çështje me rëndësi si p.sh. mundësia për vet-rregullimi e cila përmendet në vende të ndryshme të ligjit" shprehet Jashari.

Liria e mediave dhe organizimi i tyre është pjesë kryesore e raportit të progresit të Komisionit Evropian që publikohet çdo vjeshtë. Prej vitesh Maqedonia është etiketuar si vend që ka problem serioz me garantimin e pavarësisë së mediave dhe lirisë së shprehjes. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form