Kuvendi, shpallen 10 vende vakante në Këshillin Drejtues të RTSH

Report TV 2015-08-21

Views 8

TIRANE- Komisioni i Medias miratoi sot paradite hapjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Drejtues në Radio Televizionin Shqiptar. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e sotme, duke vazhduar bojkotin e punimeve parlamentare në shenjë prishjes së konsensusit për nëpunësit civil.

"Mandatet e anëtarëve të Këshillit të RTSH kanë përfunduar. Në këto kushte ka vakancë për të gjithë anëtarët e tij. Do jenë 40 kandidatura për 10 vende vakante" -- tha Peza, i cili drejtoi konferencën, duke informuar se do të ketë tryezë për të konsultuar kandidatët me të gjithë aktorët. Komisioni i medias fton të shoqatat të sjellin kandidatët për postet.

Anëtarëve të Këshillit Drejtues, të Bordit Administrativ dhe të Drejtorit të Përgjithshëm i ka skaduar mandati.

Nga Këshilli Drejtues i RTSH do të zgjidhet më pas dhe drejtori i Televizionit shtetëror shqiptar. Deri në këto momente qarkullojnë emra të ndryshëm se kush do të mund të zgjidhet për kryetar Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ku më i përfoluri është ai i ish-deputetit socialist Alfred Dalipi.

Share This Video


Download

  
Report form