TIRANË- Komisioni i Medias vendosi një afat kohor prej 15 ditësh për rihapjen e procesit të shpalljes së kandidaturave për Këshillin Drejtues të radiotelevizionit shqiptar. Kjo pas dorëheqjes së Ylli Patës, njërit nga katër kandidatëve.
Më hërët në komision pati debate për amendimin e ligjit të AMA-s sa i përket asistencës së Komisioni Europian, Këshillit të Europës dhe OSBE-së. Konkretisht, pas një propozimi të paraqitur nga deputeti i PD-së, Luciano Boci, i cili ndër të tjera denonte shkeljen e privatësisë së korenspodencës nga Ministria e Jashtme.
Komisioni ka rënë dakord për tekstin e vendimit për kërkesën Drejtuar Këshillit të Europës për asistencë me bashkautorësi të deputetëve Alfred Peza dhe Luciano Boci dhe i kërkoi Kryetarit të Kuvendit t'i drejtohet tre institucioneve ndërkombëtare për asistencë.
Debate ka patur edhe mbi shkeljen e privatësisë së korresnpodencës së Këshillit të Europës nga Ministria e Jashtme, për asistencën e kërkuar për amendimin e ligjit të AMA-s.