Rama: Legalizimet, ALUIZNI në faliment financiar dhe moral

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, deklaron se ALUIZNI ka falimentuar financiarisht, moralisht për shkak të korrupsionit dhe ka humbur misionin për të cilin është ngritur, për të shërbyer si një institucion që do të jetësonte projektin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Rama ka përdorur në mënyrë të përmbledhur një raport të kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, për të nxjerrë në pah shkatërrimin total të institicionit që do të bënte pronarë ata që ndërtuan pa leje, që u katandis në dhënien e vetëm 10 mijë certifikatave të pronësisë në 8 vite ndërkohë që nga pagesat janë mbledhur 7,9 miliardë lekë (79 milionë USD) nga të cilat 6,98 miliard duhet të kishin shkuar në një llogari të veçantë të buxhet për t'u përdorur eskluzivisht për kompensimin e ish-pronarëve.

Por në fakt, vetëm një pjesë e kësaj shume(4 miliard lekë)ka shkuar në destinacion, ndërsa rreth 3 miliard lekë janë përdorur për gjëra të tjera nga Bode. Por ka dhe një borxh 100 milionë lekë për sigurimet e punonjësve që bashkë me hallexhinjtë janë trajtuar si skllevër. Ndërkohë që nëpër dyshemetë e institucionit janë dergjur dosjet e legalizimeve për qytetarët shqiptarë, të cilët pasi masakrohen duke pritur, edhe zhvaten që nga dera e deri tek sporteli nga të gjithë, madje disa herë për shkak dhe të dokumentacionit të tejfryrë për të marrë një certifikatë pronësie. Po botojmë përmbledhjen e plotë të Ramës:

"Artan Lame, drejtori i ri i ALUIZNI-t ka paraqitur së fundi një raport tronditës për situatën në institucionin që duhet të jetësonte projektin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ja një përmbledhje e bërë prej atij vetë për publikun gjatë një konference për shtyp, të cilën i'a vlen ta lexosh:
Pas rreth dy muajsh në krye të institucionit të Agjensisë së Legalizimeve, po bëjmë publike situatën në të cilën është dergjur prej vitesh ky institucion. Këta dy muaj e pak shërbyen për të ndalur rrënimin e mëtejeshëm e për të kryer ndërkohë një analizë të të dhënave që i duhen publikut.
Rreth 70% e konflikteve gjyqësore ku ALUIZNI është palë në proces janë për shkak të vendimmarrjeve konfliktuale, kryesisht në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Fier, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form