A1 Report - Lufta ndaj korrupsionit, Komisioni Integrimit miraton projekt-ligjin

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Komisioni i Integrimit në Kuvend, ka nisur diskutimi për projektligjin antikorrupsion. Në komision ishin të pranishëm edhe drejtues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë kërkuar nga deputetët që të miratohet ky projektligj, pasi bën që lufta ndaj korrupsionit të rritet.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e bëra më parë në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë dhënë rezulatet e pritura. "Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate", kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas këtyre të fundit, në Progres Raportin e KE-së, kërkohet përforcimi i masave dhe një luftë më e madhe ndaj këtij fenomeni. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndryshimin e procedurave penale për parandalimin e krimit te organizuar.

"Një përqasje e Kushtetutes me kufizimin e imuniteteve, progres-raporti i 2013, rithekeson nevojën e forcimit të masave ndaj korrupsionit", kanë deklaruar përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë diskutimeve në komision, deputeti socialist, Gramoz Ruçi ka kërkuar që struktura e sektorëve që luftojnë këtë fenomen të mos ndryshojë. "Të ruhet struktura hetimore jo vetëm në bazë por edhe në qendër", ka thënë Ruçi.

Ndërsa deputeti tjetër, socialist, Ben Blushi ka kërkuar marrjen parasysh të vërejtjeve të OSBE dhe ambasadës amerikane në lidhje me këtë projektligj. Ndërsa përfaqësuesit e OSBE-së, kanë deklaruar se, Krimet e Rënda nuk janë njësi e specializuar kundër korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form